KRYEFAQJA » LAJME » Lu: Miratimi i Reformës në Drejtësi, një fitore për popullin shqiptar
Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar

Lu: Miratimi i Reformës në Drejtësi, një fitore për popullin shqiptar

Miratimi historik nga parlamenti shqiptar i Reformës në Drejtësi, ka marrë vlerësimet e para nga ndërkombëtarët. Në ballë të tyre ishte ambasadori amerikan, Donald Lu. “Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe” shkruan ai. Sipas zotit Lu “Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete të reforme fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e fortë”.