KRYEFAQJA » LAJME » Lu përshëndet ndalimin e Shullazit dhe këmbëngul për Reformën në Drejtësi
Lu përshëndet ndalimin e Shullazit dhe këmbëngul për Reformën në Drejtësi

Lu përshëndet ndalimin e Shullazit dhe këmbëngul për Reformën në Drejtësi

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, ka përshëndetur arrestimin e Emiljano Shullazit, një prej emrave më të përfolur  për përfshrje në afera të jashtëligjshme, ndërsa ka kërkuar që procesi ndaj tij të jetë pavarur dhe serioz. Komentet e tij zoti Lu i bëri gjatë asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ai nxiti me këtë rast  biznesin në Shqipëri të ngulmojë pranë deputeteve dhe kryetarëve të partive politike për të miratuar sa më parë reformën në drejtësi. “Reforma në drejtësi do të lejojë biznesmenët që të jenë më aktivë në Shqipëri. Jemi shumë pranë realizimit të kësaj reofrmë. Ju do të ndaloni së qeni pesimistë rreth kësaj reforme. Duhet ti bëni thirrje anëtarëve të parlamentit, duhet të takoni kryetarët e partive politike, sepse është e rëndësishme që ti kujtojmë politikanëve që ata janë zgjedhur nga populli”  tha zoti Lu. “Më shumë se 90 për qind e shqiptarëve janë shprehur se e kërkojnë këtë reformë ndaj duhet të jenë të sigurtë që edhe politikanët dëgjojnë zërin e tyre” tha më tej ambasadori amerikan.