KRYEFAQJA » LAJME » Lu: Politikanët të dëgjojnë popullin
Lu thirrje parlamentit: Nëse udhëheqësit politikë nuk e duan kompromisin dhe nuk bien dakord për një tekst të përbashkët, ju bëjmë thirrje që ju ta votoni reformën!

Lu: Politikanët të dëgjojnë popullin

Ambasadori amerikan Donald Lu vazhdon të jetë i drejtëpërdrejtë me politikën shqiptare. Gjatë prezantimit të sondazhit për korrupsionin të organizuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi në Tiranë, zoti Lu duke e vënë theksin tek reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit, tha se “Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë ta dëgjojnë popullin e tyre”. Duke i qujatur ata arrogantë, ambasadori amerikan solli si shembull një diskutim me një politikan shqiptar, i cili pretendonte se populli shqiptar nuk mund ta kuptojë në të vërtetë debatin për reformën në dretësi. “Sinqerisht kjo është tipike për arrogancën e politikanëve dhe elitës shqiptare që besojnë se vetëm ata janë të zgjuar mjaftueshëm për të kuptuar se çfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare” tha zoti Lu. Duke ju referuar raporteve nga shoqëria civile ai tha se “…ato tregojë se problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike , prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim. Ai tregon se populli shqiptar e kupton me të vërtetë se cfarë po ndodh me korrupsionin në Shqipëri” tha zoti Lu. “Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë ta dëgjojnë” u shpreh ambasadori amerikan në Tiranë, një zë mjaft kritik, por edhe mbështetës i zhvillimeve demokratike në Shqipëri.