KRYEFAQJA » LAJME » Lu: Qeveria e SHBA i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar duke i refuzuar apo anuluar vizën
Lu: Qeveria e SHBA i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar duke i refuzuar apo anuluar vizën

Lu: Qeveria e SHBA i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar duke i refuzuar apo anuluar vizën

“Qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen në SHBA-së të disa gjykatësve të korruptuar duke u refuzuar apo anuluar vizat”. Lajmi befasues është bërë i ditur nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu gjatë një komunikimi me publikun në rrjetet sociale. Zoti Lu u pyet nga një bashkëbisedues përse autoritetet amerikan nuk ndërhynë drejtërpërdrejt kur e dinë që politikanët shqiptarë janë të korruptuar. “Absolutisht korrupsioni është prioritet kryesor i qeverisë së SHBA në Shqipëri. Ne jemi duke marrë masat tona, por edhe me shoqërinë civile e udhëheqësit shqiptarë. Vitin e kaluar ne pamë se si partitë politike hoqën disa kandidatë kryesorë kriminelë nga zgjedhjet, politikanë të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale janë arrestuar apo kanë dhënë dorëheqjen.Gjithashtu mbështesim zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin. Së fundmi qeveria e SHBA i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar duke i refuzuar apo anuluar vizën” tha zoti Lu. “Ky është vetëm fillimi. Kemi shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin” paralajmëroi ambasadori amerikan Donald Lu.
Deklarata e zoti Lu vlerësohet si një tjetër ndërhyrje e drejtëpërdrejtë në proçesin e dekriminalizimit që po ndërmerr politika shqiptare. Janë të njohura deklaratat e tij se “Ministrat e korruptuar, deputetë kriminelë i tremben reformës në drejtësi”, apo “Gjyqtarë të korruptuar mund të futeni në burg”. Ato shihen edhe si presion në rritje nga komuniteti ndërkombëtar ndaj politikës shqiptare për të miratuar reformën në drejtësi.