KRYEFAQJA » LAJME » Lu sfidon Ramën dhe Bashën: Gjeni zgjidhje ose mbylluni bashkë për jetë!
Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar

Lu sfidon Ramën dhe Bashën: Gjeni zgjidhje ose mbylluni bashkë për jetë!

Ndoshta dukej e pamundur, por ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka humbur durimin me politikanët shqiptare. Ai ka lënë mënjanë kortezinë diplomatike dhe ka folur mjaftë ashpër ndaj kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha. “Të gjithë jemi të acaruar dhe të lodhur me politikanët e Shqipërisë” tha ambasadori amerikan në një delaratë për media. Zoti Lu ka hedhur poshtë propozimet e fundit të zotit Basha dhe zotit Rama si të papranueshme duke i refuzuar. “Përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve politike të Shqipërisë qëndron mbi udhëheqësit shqiptar” tha ambasadori Lu ndërsa propozoi: “E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë për ballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit derisa të gjejnë një zgjidhje, një zgjidhje për çështjen e fundit të kësaj reforme dhe të shohim se kush është me të vërtetë në favor të gjetjes së një kompromisi”. “Ata ose do të gjejnë një zgjidhje që mund të mbështetet si nga qeveria ashtu edhe nga opozita ose mund të mbyllen brenda asaj salle takimi së bashku përjetë” tha gati me revoltë ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.
Për kreun e diplomacisë amerikane në Tiranë nuk ka dyshim se ata që po e luftojnë Reformën në Drejtësi janë “Krerët e krimit të organizuar, gjyqtarët e korruptuar apo politikanët kriminelë. Sot përgjigja është e qartë; të gjithë po e luftojnë”. Edhe njëherë zoti Lu ju drejtua deputetëve të parlamentit shqiptar dhe udhëheqësve të tyre. “Të enjten, deputetët e Kuvendit kanë mundësi të tregojnë qëndresë për popullin e Shqipërisë që e kërkojnë këtë reformë”. “Ka ende kohë që zoti Basha dhe zoti Rama të gjejnë një kompromis. Nëse ata nuk munden, Kuvendi duhet ta miratojnë këtë reformë” këmbënguli zoti Lu. ” Harku i historisë është i gjatë, por ajo anon nga drejtësia. Reforma në drejtësi do të miratohet. E vetmja pyetje është; nëse ky Kuvend dhe udhëheqësit politik do të mbahen mend për suksesin apo do të fajësohen për dështimin e saj?!” përfundoi deklaratën e tij ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.
Në një reagim të tij gjatë një takimi me studentë të juridikut, menjëherë pas deklaratave të ambasadorit amerikan, zoti Rama tha se i jep plotësisht të drejtë zotit Lu, duke theksuar se është i gatshëm për t’u takuar me kreun demokrat në çdo orë të ditës dhe të natës. Por me doza humori ai thotë se nuk mund të pranojë të mbyllet me zotin Basha. “Nuk e di çfarë del ditën që do të dalim të marrim ajër, por konsensus nuk ka për të dalë” tha zoti Rama para studentëve duke qeshur.