KRYEFAQJA » LAJME » Lu : Të pasurit e të fortët blejnë drejtësinë, ndërsa të varfërit janë viktimat!
Lu : Të pasurit e të fortët blejnë drejtësinë, ndërsa të varfërit janë viktimat!

Lu : Të pasurit e të fortët blejnë drejtësinë, ndërsa të varfërit janë viktimat!

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, vazhdon të jetë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri. Në një tryezë të organizuar për të drejtat e grave dhe reformën në drejtësi, zoti Lu ashtu si dhe më parë ishte i drejtëpërdrejtë. “Në një sistem të korruptuar, viktimat janë shpesh gra. Të pasurit e të fortët blejnë drejtësinë, ndërsa të varfërit janë viktimat. Puna e vështirë nuk ka mbaruar. Është e rëndësishme që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë e diskutimit të kësaj reforme të rëndësishme” tha ai. Edhe një herë ambasadori Lu u ndal tek gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Sipas tij reforma në drejtësi ofron një mekanizëm për ti  frenuar ata. “Ekspertët tanë u përfshinë aktivisht në forcimin e ndryshimeve kushtetuese. Ndryshe nga propozimet e mëparshme ky propozim ofron një mekanizëm për të larguar gjyqtarët e prokurorët e korruptuar dhe të paaftë. Ai ngre sistem më të mirë për të frenuar gjyqtarët dhe prokurorët në të ardhmen dhe ristrukturon funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm për të nxitur më pak politizim” tha zoti Lu.