KRYEFAQJA » LAJME » Luan Rama : “LSI do të vijojë të jetë kontribuese për Reformën në Drejtësi”
Rama i LSI: Ngjarja në Rinas, papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare!

Luan Rama : “LSI do të vijojë të jetë kontribuese për Reformën në Drejtësi”

LSI, partia e dytë e madhe e koalicionit qeveritar dhe një nga formacionet kryesore të jetës politike në Shqipëri, u ka bërë thirrje dy partive të mëdha PS dhe PD, të gjejnë gjuhën e përbashkët për realizimin e Reformës në Drejtësi. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për integrim, Luan Rama, gjatë një prononcim për mediat të shtunën tha se Reforma në Drejtësi është e domosdoshme dhe duhet të ishte kryer vite më parë. “Kjo nuk është një çështje interesi individual apo partiak, është çështje interesi për qytetarët shqiptarë, që drejtësia të ketë standarde europiane” tha zoti Luan Rama. Zyrtari i lartë i LSI, tha se partia e tij është e gatshme në çdo kohë të kontribuojë për miratimin e saj. “Ne jemi gati që nesër. LSI do të vijojë të jetë kontribuese për Reformën në Drejtësi dhe çdo reformë tjetër europianizuese” tha zoti Luan Rama.
Deklaratat e LSI vijnë pasi PS dhe PD janë përplasur ashpër ditët e fundit dhe kanë akuzuar njëra-tjetrën se po kërkojnë të minojnë Reformën në Drejtësi. Ato janë në të njëjtat akorde me komunitetit ndërkombëtar i cili po bën thirrje që gjithshka të përfundojë para pushimeve verore, në të kundërt do të ketë vonesa në proceset integruese të Shqipërisë.