KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Luante Pokemon Go, kamionisti japonez vret një grua e plagos tjetrën.
pokemon Go, aksident, vdekje, automjet, shperqendrim, teknologji

Luante Pokemon Go, kamionisti japonez vret një grua e plagos tjetrën.

Kur filloni Pokemon Go, ju merrni një paralajmërim se ju duhet të jeni të vetëdijshëm për vendbanimin tuaj në kohën që po luani lojën. Injorimi i këtij paralajmërimi, veçanërisht nëse ju po ngisni, mund të ketë pasoja të tmerrshme, siç deshmohet ne rastin e nje shoferi kamioni ne Japoni i cili goditi dy gra, duke vrarë një dhe duke plagosur një tjetër. Shoferi pranoi se ishte i hutuar nga loja, ndërsa po ngiste kamionin. Ai u arrestua për pakujdesi në ngarjen e kamionit të mërkurën. CNN raporton se shoferi është një fermer 39-vjeçar, ndërsa një prej viktimave, një grua në të 70-tat, vdiq pas pësimit të një dëmtimi kurrizor. Gruaja tjetër është shtruar në spital dhe është dëmtuar rëndë. Një zëdhënës i zhvilluesit  të lojës, me bazë në San Francisco Niantic, tha për Reuters se loja tregon një paralajmërim shtesë nëse zbulon se lojtari është duke lëvizur shumë shpejt, e cila mund të tregojë nëse ai apo ajo po nget një mjet. Si Niantic ashtu edhe Nintendo, e cila pjesërisht zotëron të drejtat intelektuale për ekskluzivitetin e Pokemon, do të thonë nëse kanë në plan të ndërmarrin masa shtesë të sigurisë në lojë.