KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lufta anti-terror: arrestime në Kosove dhe Itali
lufta anti-terror: arrestime ne kosove dhe itali

Lufta anti-terror: arrestime në Kosove dhe Itali

Policia e Breshias, në bashkëpunim me policinë kosovare, ka ndërmarrë kontrolle dhe arreste në Itali dhe Kosovë, ndaj disa kosovarëve që pretendohet të jenë përgjegjës për krimin e mbështetjes së terrorizmit dhe nxitjes së urrjejtjes raciale. Operacioni blic i quajtur Van Damm, ka goditur një grup terrorist që përmes rrjeteve sociale propagandonin idelogji xhihadiste dhe nxiste urrejtje raciale. Si pasojë e këtij operacioni janë vënë nën pranga katër kosovarë, tre nga të cilet u arrestuan në Breshia, Vinçenza dhe Perugia. Personi i katërt, shtetasi me iniciale S.I. u arrestua në Han të Elezit. Nga përgjijmet telefonike të këtyre personave, u zbulua edhe një kërcënim për Papa Françeskun. “Ky Papë do të jetë i fundit”, ishin shprehur kosovarët e arrestuar. Dy nga kosovarët ishin vëllezër, dhe dyshohen të kenë qënë celula bazë që mbështeste propagandën xhihadiste dhe nxitjen e urrejtjes fetare. Ndërkohe, shtetasi S.I i arrestuar në Kosovë, dyshohet gjithashtu se ka marrë pjesë edhe në luftën në Siri si militant i ISIS-it. Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi publik, u ka bërë thirrje të gjithe qytetarëve të mos bien pre e thirrjeve, propagandimeve dhe mashtrimeve të tilla për përfshirje në raste të terrorizmit, njëkohësisht për raste të kësaj natyre ta informojnë Policinë e Kosovës.