KRYEFAQJA » LAJME » Lufta kundër kanabisit, Rama pret ambasadorët
Lufta kundër kanabisit, Rama pret ambasadorët

Lufta kundër kanabisit, Rama pret ambasadorët

Në kulmin e polemikave mes qeverisë dhe opozitës për atë që mund të quhet tashmë “Çështja e kanabisit”, kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e të mërkurës një takim me ambasadorët e vendeve të ndryshme që janë akredituar në Tiranë. Ende nuk kanë dalë shumë hollësi rreth tij, por vetë zoti Rama shkruajti në Fejsbuk për një ”Takim i dobishëm me miq, partnerë, përfaqësues të huaj në vend, për suksesin e represionit policor dhe sfidën e parandalimit të kanabisit!”.
Përpara këtij takimi ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët shqiptarë në rrjetin sociali Fejsbuk, tha se qveria duhet të bëjë më shumë për çështjen e kanabizimit. Zoti Lu bëri të ditur gjithshtu se DEA (Agjensia amerikane antidroge) po bashkëpunon me autoritetet shqiptare për të arrestuar trafikantët e heroinës dhe kokainës në, ata që ai i quajti “peshqit e mëdhenj”trafikantët e heroinës dhe kokainës.
Po të mërkurën është njoftuar zhvillimi i një operacion masiv anti-drogë në qarkun e Lezhës. Bilanci ka qenë ndalimi i 15 personave dhe sekuestrimi i një sasi e konsiderueshme kanabisi.