KRYEFAQJA » LAJME » Lufta ndaj terrorizmit dhe pastrimit të parave, prokurori Belg në Tiranë
Lufta ndaj terrorizmit dhe pastrimit të parave, prokurori Belg në Tiranë

Lufta ndaj terrorizmit dhe pastrimit të parave, prokurori Belg në Tiranë

Lufta ndaj terrorizmit ka bërë bashkë Kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe prokurorin federal të Belgjikës, Frederic Van Leeuë, për të biseduar mbi bashkëpunimin e institucioneve të drejtësisë. një njoftimi për shtyp, mesohet se mes dy kryeprokurorëve është mbajtur një qëndrim në lidhje me aktet barbare që tronditën Brukselin pak kohë më parë. Kjo është bërë si domosdoshmëri për të nxitur të gjitha institucionet e sigurisë që të forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve tona duke parandaluar sulme të tilla në të ardhmen. Krahas masave të përbashkëta kundër terrorizmit, drejtuesit e dy prokurorive u fokusuan edhe tek lufta kundër krimit të organizuar. Sipas të dhënave grupe të ndryshme shqiptarësh, veprojnë në paligjshmëri në Belgjikë. Në Shqipëri janë zhvilluar hetime edhe për disa shtetas belgë, të cilët tentojnë të shfrytëzojnë vendin tonë për pastrimin e parave të mbledhura nga aktivitetet kriminale.