KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lufta në Siri, Kerry takon Lavrov
U.S. Secretary of State John Kerry (L) shakes hands with Russian Foreign Minister Sergei Lavrov before their meeting at the Russian Ambassador's residence in Paris March 30, 2014. Kerry and Lavrov met in Paris seeking to hammer out the framework of a deal to reduce tensions over Russia's annexation of Ukraine's Crimea region. REUTERS/Jacquelyn Martin/Pool (FRANCE - Tags: POLITICS)

Lufta në Siri, Kerry takon Lavrov

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se do të mbajë bisedime rreth luftës në Siri me homologun rus, Sergei Lavrov në margjinat e samitit që mbahen javën e ardhshme në Laos. Kerry do të marrë pjesë në takimin vjetor të Asociacionit të Kombeve Juglindore Aziatike krahas kryediplomatëve nga Rusia dhe Kina më 24 korrik. Kerry është takuar javën e kaluar me presidentin rus, Vladimir Putin dhe Lavrovin në Moskë, më të cilët ka rënë dakord për hapa konkretë për shpëtimin e armëpushimit dhe rifillimin e bisedimeve të bllokuara të paqes. Presidenti Obama insiston që duhet mbajtur hapur dialogu me Moskën rreth Sirisë, ka thënë Kerry.