KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lufta në Siri, Rusia hedh poshtë thirrjet e SHBA-së për ndaljen e sulmeve

Lufta në Siri, Rusia hedh poshtë thirrjet e SHBA-së për ndaljen e sulmeve

Rusia e ka hedhur poshtë deklaratën e fundit të Shteteve të Bashkuara për Sirinë, duke thënë se forca e saj ajrore do të vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë e qeverisë së Sirisë. Zëdhëneëi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, tha mbrëmë se Uashingtoni përgatitet për “pezullimin e angazhimit dypalësh SHBA – Rusi për Sirinë, nëse Rusia nuk ndërmerr hapa të menjëhershëm për ndaljen e sulmit në Alepo”. Duke i përshkruar komentet si “problematike”, zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov, tha sot se “lufta kundër terrorit” në Siri do të vazhdojë. Ai, po ashtu, tha se Moska mbetet e interesuar për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në përpjekje për zgjidhjen e krizës së Sirisë. Ndërkaq UNICEF ka vënë alarmin për situatën e krijuar në Siri. Jetesa në vend është shndërruar në një makth të vërtetë, ku në një javë janë shënuar 96 fëmijë të vrarë dhe 223 të plagosur. UNICEF bën thirrje se krahas mungesës së ujit të pijshëm dhe ushqimit, mungojnë edhe mjekët. Ndihmat humanitare janë ndërprerë ndërsa bombardimet nuk kanë të ndalur. Por pavarësisht alarmit të dhënë, bombardimet në Aleppo vazhdojnë, ndërsa lagje të shumta i janë nënshtruar sulmeve ajrore.