KRYEFAQJA » LAJME » LUFTËTARI, NË SUPERIORE PAS 3 VJETËSH MUNGESË
skuadra luftetari, kategoria superiore, superliga, lajme sport, futboll shqiptar

LUFTËTARI, NË SUPERIORE PAS 3 VJETËSH MUNGESË

Krahas Korabit në grupin e Veriut, në grupin e Jugut është Luftëtari skuadra që ngjitet nga Kategoria e Parë, në atë Superiore. Skuadra gjirokastrite feston kështu rikthimin në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar pas tri sezonesh mungesë. Fitorja me rezultatin 2-1 ndaj Apolonisë ishte dhe mbyllja më e mirë e kampionatit për Luftëtarin, që kryesoi bindshëm grupin B, që prej javës së gjashtë. Me 68 pikë të marra nga 21 fitore, 5 barazime dhe vetëm 1 humbje, Luftëtari arriti të përmbushë objektivin e fillimsezonit, ngjitjen në Superiore. Për trajnerin Gerdi Haxhiu dhe për futbollistin Ergys Mersini, ky trofe ishte kurorëzimi i një pune njëvjeçare.