KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lufthansa: Greva e pilotëve gjermanë, dëme të mëdha financiare

Lufthansa: Greva e pilotëve gjermanë, dëme të mëdha financiare

Greva dy ditore e pilotëve të kompanisë së fluturimeve Lufthansa që çoi në rreth 2 mijë anullime fluturimesh, i ka kushtuar kompanisë rreth 20 milionë Euro humbje ku pesha e madhe ka rënë mbi rezervimet afatmesme. “Nuk bëhet fjalë vetëm për humbjet dhe dëmin tashmë të shkaktuar, por edhe për rezervimet afatmesme. Ne po vërejmë se sjellja e konsumatorit po ndryshon. Çdo ditë e grevës i kushton kompanisë 10 milionë Euro,” thote drejtori i qendrës së menaxhimit të Lufthansas. Gjigandi gjerman i fluturimeve ka anuluar 1.800 fluturime, ose një e treta e shërbimeve të planifikuara për të mërkurën dhe të enjten, duke prishur planet e mbi 215 mijë udhëtarëve. Greva e së premtes prek vetëm fluturime me ngarkesë të shkurtër teksa udhëtarët duket se kanë humbur durimin dhe mirëkuptimin kundrejt kompanisë e cila goditet për të 14 herë nga greva. Unioni i pilotëve kerkon një rritje mesatare vjetore prej 3.7 për qind në pagat e 5,400 pilotëve në Gjermani për një periudhë pesëvjeçare, por kompania Lufthansa ka ofruar 2.5 për qind rritje deri në 2019.