KRYEFAQJA » LAJME » Luftoi me ISIS-in, arrestohet maqedonasi në Tiranë

Luftoi me ISIS-in, arrestohet maqedonasi në Tiranë

Arrestohet në Tiranë, luftëtari i ISIS-it. 46-vjeçari nga Maqedonia, u vu në pranga pasi ndaj tij ishte shpallur kërkimi nga autoritetet maqedonase. Policia e tiranës, sqaron se në pranga ka rënë shtetasi Imerli Avmeti, vjeç 46, banues në Gostivarë Maqedoni, për veprën penale “Pjesmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”, parashikuar nga neni 322 i Kodit Penal Maqedonas. Ai është i dyshuar se ka marrë pjesë në konflikte lufte në lindjen e mesme, si pjesë e ushtrisë së ISIS-it. Arrestimi i tij u bë sot duke u ekzekutuar urdhri i “Arrestit Ndërkombëtar”, lëshuar nga Prokuroria Maqedonase. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjesor Tiranë për kryerjen e procedurave ligjore për ekstradimin e tij.