KRYEFAQJA » LAJME » Luiza Gega, flamurmbajtësja në Olimpiadë
Luiza Gega, flamurmbajtësja në Olimpiadë1

Luiza Gega, flamurmbajtësja në Olimpiadë

Luiza Gega do të jetë flamurmbajtësja e ekipit kombëtar në Lojërat Olimpike, Rio 2016. Flamurin kombëtar, rekordmenes shqiptare ia ka dorëzuar ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ministrja Nikolla, ka shprehur keqardhjen për kushtet në të cilat stërviten sportistët tanë olimpikë, ndërsa i ka përgëzuar për rezultatet e arritura.

Luiza Gega e Izmir Smajlaj në atletikë, Nikol Merizaj e Sidni Hoxha në not dhe Briken Calja në peshëngritje, janë sportistët që përbëjnë ekipin kombëtar shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Rio 2016. Ata do të shoqërohen në garat e këtij aktiviteti nga trajnerët e tyre përkatës.