KRYEFAQJA » LAJME » Luiza Gega i nënshtrohet një kontrolli të befasishëm
Luiza Gega i nënshtrohet një kontrolli të befasishëm

Luiza Gega i nënshtrohet një kontrolli të befasishëm

Tjetër kontroll antidoping për atleten Luiza Gega. Në fillim të javës, rekordmenen shqiptare në mënyrë të befasishme, e kanë vizituar inspektorët e Angjencisë Ndërkombëtare Antidoping, WADA. Lajmin e ka publikuar vetë atletja nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, duke e shoqëruar edhe me foton e formularëve të analizave të gjakut dhe urinës.

Që në orën 6 të mëngjesit, inspektorët e WADA-s, kanë trokitur në derën e Luiza Gegës dhe pasi janë prezantuar, më pas kanë kryer procedurat përkatëse për një kontroll të dyfishtë antidopingu. Kjo nuk është hera e parë që atletja jonë I nënshtrohet kontrolleve të befasishme nga WADA. Kjo Agjenci, sipas rregullores, kryen kotrollle të befasishme për të gjithë sportistët elitarë, të cilët kanë arritur rezultate të larta në sportet ku marrin pjesë.