KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lukashenko sërisht president
Lukashenko sërisht president

Lukashenko sërisht president

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Bjellorusi deklaroi se presidenti Aleksander Lukashenko është rizgjedhur për herë të pestë president i vendit, me 83.5% të votave. Tatjana Karatkevic, kandidatja e lëvizjes opozitare “Trego të Vërtetën” ka fituar 4.4% të votave. Pjesemarrja e përgjithshme në zgjedhje ishte mbi 86%. Presidenti Lukashenko u shpreh ditën e zgjedhjeve, më 11 tetor, se do të ishte sinjal i keq nëse do të fitonte më pak vota se në zgjedhjet e vitit 2010. Pas mbylljes së qendrave të votimit, rreth 200 veprimtare të opozites protestuan në Minsk me pankarta të cilat mbanin mbishkrime “diktator”. Lukashenko e udhëheq ish republikën Sovjetike prej 21 vjetesh, që nga 1994-a. Ekonomia ëshë thellësisht e centralizuar kurse përpjekjet e opozitës për ndryshime gjithmonë shtypen.