KRYEFAQJA » LAJME » Lulzim Basha me drejtuesit e strukturave të PD-së Patos
lBasha: Rama ka ndarë punët, buxhetin për vete, drogën me kriminelët, burgun për popullin

Lulzim Basha me drejtuesit e strukturave të PD-së Patos

Për Lulzim Bashën rafineria e Ballshit është aferë e pastër korruptive e Kryeministrit. Në takimin me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në Mallakaster dhe Patos, kryedemokrati akuzoi shefin e qeverisë se në bashkëpunim me miqtë e tij përfiton miliona euro nga nafta në muaj, ndërsa naftëtaret shpërblehen me paga qesharake, ndërsa punojnë pa minimumin e sigurise teknike, ku për pasojë, tha Lideri demokrat, humbi jetën së fundmi Shkëlqim Muça ndërsa të tjerë u plagosën.

“Sa është fitimi i rafinerisë?! 30 milionë euro në muaj është xhiroja, minimalisht 10 milionë euro në muaj është fitimi, pjesëtojeni për 5 mijë naftëtarë. Sikur ky fitim ti shkonte i gjithi naftëtarëve, bëhet fjalë për 2 mijë euro për naftëtarë, domethënë 2.6 milionë lekë të vjetra për naftëtar. Por naftëtarët kanë rroga minimale dhe pasiguri për nesër. Në vend që të kemi 5 mijë naftëtarë me një rrogë, me një pagë dinjitoze, nuk po them 2 milionë e 600 mijë, por të paktën  500 apo 600 mijë lekë, kemi Beson me një grusht njerëzish që fusin në xhepat e tyre 10 milionë euro  në muaj dhe i ndajnë me Edi Ramën, me Damian Gjiknurin, me Arben Ahmetajn me shokë.”

Sipas Bashës, shqiptarët sot qeverisen nga qeveritarë të korruptuar që vjedhin buxhetin e shtetit , mbështeten tek krimi dhe droga. Ndaj për Bashën koha apelon për bashkim të gjerë të faktorëve politikë dhe shoqërorë në betejën historike për të mbytur klikën në pushtet, të korruptuar dhe inkriminuar ..