KRYEFAQJA » LAJME » Lulzim Basha në Facebook për plehrat
plehrat, lulzim basha, facebook, opozita, kreu i pd

Lulzim Basha në Facebook për plehrat

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me miratimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.  Sipas Bashës miratimi i këtij ligji është një “provë e qartë se qeveria Rama e ka braktisur përfundimisht interesin publik dhe i shërben vetëm një pakice që po pasurohet në kurriz të shumicës”. Basha shkruan se kudo në botë ka mijëra ton mbetje të rrezikshme dhe të dëmshme që presin të shkarkohen në vende ku nuk ka rend e siguri, ku politikanët të korruptuar janë të gatshëm të shiten për para.
“Në këto kushte është e sigurtë: plehrat do të sjellin helm në Shqipëri, helm për fëmijët tanë dhe për gjithë vendin. Shqipëria pa Edi Ramën do të jetë një Shqipëri pa plehra”, përfundon statusin e tij në Facebook z. Basha.