KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Lulzim Basha, takime në Sarandë
lulzim basha ne sarande industria peshkimit shendetesi takime

Lulzim Basha, takime në Sarandë

Në takimin me peshkatarë të qytetit të Sarandës, Lulzim Basha tha se kur e djathta të votëbesohet me shumicë, do të financojë industrinë e peshkimit. Duke gjykuar se ky sektor po falimenton si pasojë e taksave të larta dhe mungesës së investimeve nga qeveria, Basha tha se mbështetja e demokratëve do të jetë e plotë, si me infrastrukturën, kalatat, kantierët e riparimit, sikundër me subvencionimin që do ti bëhet peshkatarëve.

Kryedemokrati shprehu gjithashtu shqetësim për sektorin e shëndetësisë, ai foli për mungesë ilaçesh, ilaçe të skaduara pa efekt tek të sëmurët, si edhe për rezultatet e check-up-it, që jo rrallë herë sipas Bashës nuk tregojnë gjëndjen reale të atyre që i bëjnë.