KRYEFAQJA » LAJME » Lumi Osum ndotet masivisht
Lumi Osum ndotet masivisht

Lumi Osum ndotet masivisht

Vetë disa metra në vijë ajrore nga qyteti i Beratit i cili mbrohet prej UNESCO-s, pranë brigjeve të Lumit Osum në fshatin Bilçë pamja është befasuese.  Plehrat dhe mbetjet organike e plastike të shfaqen kudo. Pamjes së zymtë i shtohet edhe kundërmimi i rëndë i mbetjeve të cilat hidhen nga një prej restoranteve që e ushtron aktivitetin në këtë zonë. Banorët thonë se ka vite që ujërat e pastër të Osumit ndoten sipas tyre në mënyrë çnjerëzore. ndërsa specialistët thonë se ato janë një burim i sigurt infeksioni. Shqetësimi rritet më tej pasi mëson se me këto ujëra ujiten produktet bujqësore të mijëra hektarë serave në zonat përreth. Edhe administratori i Velabishtit e pranon këtë fakt edhe pse përpara kameras ai shprehet se do të meren masa. Një vëzhgim i TVSH konstaton se kilometra të tëra vijë lumore prej Bogovës në Skrapar e deri në fshatin Kuç, ku Osumi bashkohet me lumin Devoll, ndoten prej vitesh dhe përgjegjësit, ndotësi, por edhe bashkia, nuk kanë mrrë asnjë masë.