KRYEFAQJA » LAJME » Lunaçek nga Beogradi: Serbia duhet të njohë më parë Kosovën, pastaj të përfundojë procesin e anëtarësimit në BE

Lunaçek nga Beogradi: Serbia duhet të njohë më parë Kosovën, pastaj të përfundojë procesin e anëtarësimit në BE

Zv/Presidentja e Parlamentit Europian dhe njëkohësisht raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka deklaruar se nuk është armike e Serbisë, por sipas saj Beogradi nuk do të mundet kurrë të përfundojë procesin e anëtarësimit në BE pa njohur më parë Kosovën. Ajo shtoi se ky nuk është qëndrimi i saj personal, por një deklaratë e cila bazohet në eksperiencën që blloku me 28 anëtarë ka patur me rastin e Qipros. Megjithatë, zyrtarja e Bashkimit Europian e pranoi se njohja e Kosovës nuk është një kusht që paracaktohet qartësisht në kriteret që duhet të përmbushë Serbia në kuadër të anëtarësimit. Deklarata e Lunaçek erdhi gjatë një vizite në Beograd, ku eurodeputetja mori pjesë në një forum të shoqërisë civile.