KRYEFAQJA » LAJME » Lunaçek: PE përkrah Kosovën, Serbia duhet ta njohë si shtet
Lunaçek: Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Lunaçek: PE përkrah Kosovën, Serbia duhet ta njohë si shtet

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek ka deklaruar se Kosova do të ketë përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian në momentin kur rekomandimi për liberalizimin e vizave do të shkojë atje. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”, Lunaçek thotë se shpreson që së shpejti Kosova do të jetë pjesë e të gjitha organeve të OKB-së. Raportuesja për Kosovën në BE ka folur edhe për zgjedhjet serbe në Kosovë dhe sjelljen e pahijshme të disa zyrtarëve serbë. Ndërkohë duke folur për Gjykatën Speciale, Lunaçek i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të sigurojë fondet e mjaftueshme për funksionalizimin e saj. Ajo ka ripërsëritur se Serbia nuk ka të ardhme në BE pa njohjen e Kosovës. Lunaçek ka folur edhe për shumë çështje të tjera, ndërsa ka përfunduar duke thënë se shpreson që brenda 10 viteve edhe Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.