KRYEFAQJA » LAJME » Lunaçek takon Grupin e Grave Deputete: Presim lajme të mira për Kosovën
lunacek

Lunaçek takon Grupin e Grave Deputete: Presim lajme të mira për Kosovën

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, në takim me Grupin e Grave Deputete të Kuvendit nga mazhoranca dhe opozita tha se “së shpejti presim lajme të mira për Kosovën”. “Ne besojmë që në Parlamentin Evropian do të votohet për rekomandimet për liberalizimin e vizave, por duhet bërë më shumë që kjo të kalojë edhe në Këshillin e Ministrave”, theksoi ajo. Eurodeputetja Lunacek i dhuroi Grupit të Grave Deputete një top me simbolin e Bashkimit Evropian, duke u shprehur se, “Kosova ka dhënë gol shumë të madh me inkuadrimin në UEFA dhe FIFA, por tani duhet të japë gola të vërtetë në ballafaqim me kundërshtarët”. Në takim me deputetet e Kuvendit të Kosovës, Ulrike Lunaçek ishte bashkë me eurodeputetet – përfaqësueset në Parlamentin Evropian: Julie Word nga Mbretëria e Bashkuar dhe Dubravka Shuica nga Kroacia. Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës theksoi se e ka të përqendruar angazhimin në aktivitetet që kanë të bëjnë me promovimin e barazisë gjinore, marrjen e masave për ta fuqizuar gruan dhe demokratizuar vendin.