KRYEFAQJA » LAJME » Lumi Buna drejt hapjes për barkat me vela dhe jahtet
lumi-buna-shkoder-

Lumi Buna drejt hapjes për barkat me vela dhe jahtet

Lumi Buna mund të hapet dhe propozohet për lundrime barkash me vela apo jahtesh. Qeveria shqiptare dhe ajo malazeze janë në një fazë diskutimi pikërisht për krijimin e një pakete të përbashkët mes dy vendeve të eksplorimit të Bunës, e bashkë me të edhe të liqenit, detit apo alpeve që ofron Shkodra. Pavarësisht se hapja e Bunës nuk është ide e re, e reja është përdorimi i saj për barka me vela, e jo për anije të mëdha, sic gjithmonë është përfytyruar për të.