KRYEFAQJA » LAJME » Lushnja-Shkumbini, sot (14:00) drejtpërdrejt në RTSH
Kategoria e Parë: Bylis fiton me tre gola në Pogradec

Lushnja-Shkumbini, sot (14:00) drejtpërdrejt në RTSH

Kategoria e Parë, e cila i ka luajtur dje dy ndeshjet e para të javës së saj të 20-të, që është në fakt java e dytë e fazës së 3-të, vijon sot me një tjetër takim. Bëhet fjalë për ndeshjen midis Lushnjës dhe Shkumbinit, që do të luhet në Stadiumin “Roza Haxhiu”. Kjo ndeshje do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00. Lushnjarët kanë zbritur për momentin në vendin e dytë të renditjes, me 24 pikë, një më pak sesa Bylisi, që mundi dje në Ballsh Tomorin me rezultatin 2-0. Për këtë arsye, skuadra vendase, e drejtuar nga trajneri Artan Bano, do të kërkojë sot fitoren ndaj peqinasve, për të rigjetur kreun e renditjes së grupit B. Ndërkohë, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë të hënën edhe takimin e fundit të javës së 20-të të Kategorisë së Parë, atë midis Besëlidhjes dhe Burrelit. Kjo ndeshje, që luhet duke nisur nga ora 14:00, është e vlefshme për grupin A.