KRYEFAQJA » LAJME » Lushnje, Arrest me burg për ish-drejtuesin e hipotekës dhe disa punonjës të saj
Lushnje, Arrest me burg për ish-drejtuesin e hipotekës dhe disa punonjës të saj

Lushnje, Arrest me burg për ish-drejtuesin e hipotekës dhe disa punonjës të saj

Gjykata e Lushnjës ka dhënë masën e arrestit me burg për ish drejtuesin e hipotekës dhe disa punonjës të saj. Ata akuzohen se dhanë tokë shtetërore për një agjensi turistike. Në burg u lanë Bledar Kociu- 36 vjeç nga Lushnja ish drejtor i hipotekës dhe Arben Lushi, 51- vjeç përfitues i padrejtë i kësaj sipërfaqeje toke. Në kërkim është shpallur juristi i hipotekës S.K 52-vjeç , ndërsa është dhënë masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit për ish hartografin E.RR 32- vjeç.

Sipas policisë së Lushnjes këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë dhënë në kundërshtim me ligjin një sipërfaqje prej 6 300 metër katror pyll shtetëror, për ndërtimin e një objekti në pikën turistike të Ardenicës në favor të shtetasit Arben Lushi. Këta shtetas akuzohen për veprat penale korrupsion pasiv, shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike.