KRYEFAQJA » LAJME » Lushnje, DAR:Të gjithë fëmijët do të jenë të pajisur me tekste mësimore
Lushnje, DAR:Të gjithë fëmijët do të jenë të pajisur me tekste mësimore

Lushnje, DAR:Të gjithë fëmijët do të jenë të pajisur me tekste mësimore

Shpërndarja e teksteve shkollore vijon për 18 mijë nxënësit e sistemit para univesitar. Janë katër pika shitjesh dhe sipas drejtorisë arsimore Lushnjë, ky proçes po ndihmohet edhe nga vetë shkollat, e bëhet me dije se 80 % e fëmijëve kanë marrë tekset mësimore gjatë dy javëve të fundit.

Ylli Krakulli drejtor DAR Lushnjë theksoi se mungojnë 4 artikuj për klasen e 10-të cilat priten të plotësohen deri në datën e nisjes së vitit akademik. Po sipas kësaj drejtorie, të gjithë nxënësit do të jenë të pajisur me gjithçka ju duhet, për një nisje të mbarë procesi mësimor.