KRYEFAQJA » LAJME » Lushnjë, në pranga dy punonjës të hipotekës për tjetërsim prone
Lushnjë, në pranga dy punonjës të hipotekës për tjetërsim prone

Lushnjë, në pranga dy punonjës të hipotekës për tjetërsim prone

Kallzimi i një qytetari nga Ardenica për tjetërsim prone, ka sjellë pushimin nga puna të dy punonjësve të Hipotekës së Lushnjës, Selami Kasapi dhe Delvijot Llusha. Bëhet fjalë për një sipërfaqje rreth 4 dynymesh në piken turistike Ardenice, e cila sipas denoncuesit i është tjetërsuar nga punonjësit e hipotekës së lushnjes duke ia dhënë një personi tjetër. Rasti është dërguar në prokurori për hetime të mëtejshme. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshëndetur ndërhyrjen e drejtësisë në zgjidhjen e kësaj situatë.