KRYEFAQJA » LAJME » Lushnje, përurohet Memoriali Kombëtar i Internim-Dëbimeve
Lushnje, përurohet Memoriali Kombëtar i Internim-Dëbimeve

Lushnje, përurohet Memoriali Kombëtar i Internim-Dëbimeve

Në qytetin e Lushnjes u përurua të hënën Memoriali Kombëtar i Internim-Dëbimeve në kujtim të familjeve shqiptare, të cilat u vendosën forcërisht në këtë rajon nga regjimi i diktaturës komuniste. “Ky memorial i vendosur në hyrje të qytetit të Lushnjës, është simbol i kujtesës kombëtare, për tju kujtuar të gjithëve, që këtu në Lushnje kanë vuajtur dënimin pa u gjykuar 32 mijë burra e gra, vajza e djem, pa përjashtuar edhe fëmijët” tha ministri i mirëqënies socialis dhe rinisë Blendi Klosi. Ai u tha ish të internuarve dhe trashëgimtarëve të tyre, se përkujdesja dhe vëmendja e shtetit do të jetë maksimale për mireqënien e ish-të përndjekurëve politikë. Zona e Lushnjës, fshatrat rreth saj, kanë qenë  vendet ku personat e konsideruar si armiq të pushtetit komunist internoheshin. Kampet e punës së detyruar janë hapur për herë të parë në vitin 1954 për të vazhduar deri në vitin 1991, kur u shemb regjimi komunist në Shqipëri.