KRYEFAQJA » LAJME » Lushnjë, sekuestrohen 13 kompjutera për lojra fati
Sekuestro lojra fati në Lushnjë

Lushnjë, sekuestrohen 13 kompjutera për lojra fati

Inspektorë të policisë së Lushnjes ndërmorën gjatë natës së kaluar operacionin e koduar “Ypsilon”, duke goditur aktivitetin e lojrave të fatit dhe personat të cilët e ushtronin veprimtarinë e tyre jashtë normave që parashikon ligji. Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, gjatë operacionit u sekuestruan 13 kompjutera që shërbenin për organizimin e lojrave të fatit. Në kuadër të të njëjtit operacion janë proceduar në gjendje të lirë dy persona, shtetasja që menaxhonte vendin ku janë gjetur 13 kompjuterat, si dhe shtetasi të cilit në banesë iu gjet dhe sekuestrua 1 makineri lojrash fati.