KRYEFAQJA » LAJME » LUSHNJE:PLAGOSET NJË 17 VJECAR ME THIKË

LUSHNJE:PLAGOSET NJË 17 VJECAR ME THIKË

Përdorimi i fjalëve fyese dhe sharjet në facebook mes dy bashkëmoshatarësh, përfundojnë me plagosjen me thikë të njërit prej tyre. Almir Bicaku 17 vjeç nga Karavastaja e Re, Divjakë u plagos gjatë të hënës nga bashkëmoshatari i tij Erkan Pira. Ngjarja ndodhi gjatë orarit të mësimit, jashtë murit të shkollës e autori u arrestua në flagrancë. Debati i nisur në rrjetet sociale bëri që Bicaku të përfundoje në spital me disa plagë, në dorë, shpatull e brinjë, ndërsa Piraj në pranga i akuzuar për “ vrasje e mbetur në tentativë”. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes, ndërsa i plagosuri i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën pohoi për TVSH se gjithçka nisi në rrjetet sociale.