KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Majkël Felps apo Leonida i Rodit? Dilema 2168 vjeçare!

Majkël Felps apo Leonida i Rodit? Dilema 2168 vjeçare!

Majkëll Felps apo Leonida i Rodit…? Kjo është dilema 2,168-vjeçare që tanimë po shkon drejt zgjidhjes. Me medaljen e 21-të të artë që fitoi në stafetën e 4 x 200 metrave stil i lirë, Felps e çimentoi statusin e tij si sportisti me më shumë medalje olimpike. Nga këto 21 medalje, 12 janë në disiplina individuale dhe kjo e bën atë 12 herë kampion olimpik.

Tanimë në lojë kanë hyrë historianët, të cilët kanë rrëmuar nëpër libra dhe kanë zbuluar binjakun e notarit amerikan edhe në olimpiadat e lashtësisë. Bëhet fjalë për Leonidën e Rodit, i cili i ka fituar 4 herë radhazi, në vitit 164, 160, 156 dhe 152 para Krishtit, në të 3 disiplinat që ka marrë pjesë, që ishin sprinti i shkurtër, gara e qëndrueshmërisë dhe garat me karroca me kuaj.

Megjithatë, duke qenë se ka ende garë tanimë duket se Leonida i Rodit do të harrohet dhe, në shekujt që do të vijnë, do të flitet për Majkëll Felpsin e Baltimorit.