KRYEFAQJA » LAJME » Majko apeloi sërish për gjetjen e konsensusit politik për reformën në drejtësi
Majko apeloi sërish për gjetjen e konsensusit politik për reformën në drejtësi

Majko apeloi sërish për gjetjen e konsensusit politik për reformën në drejtësi

Reforma në drejtësi vijon në pritje të reflektimit të palëve politike pas distancimit që reflektoi drafti me propozime i demokratëve. Deputeti Pandeli Majko sheh me vend të ritheksoje se gjetja e konsensusit për këtë reformë e vë politikën përballë përgjegjësisë për të vendosur për të ardhmen e shqiptarëve.

Duke iu rikthyer takimit me kreun demokrat Basha, deputeti Majko tha se fokusi i takimit ishte asambleja parlamentare e NATO-s, ndërsa nuk përjashtoi që tema të tjera të politikës të jenë trajtuar gjatë bisedës mes tyre.