KRYEFAQJA » LAJME » Makina e kryeministrit kosovar sërisht në shënjestër
Makina e kryeministrit kosovar sërisht në shënjestër

Makina e kryeministrit kosovar sërisht në shënjestër

Policia e Kosovës duket se ka shmangur të mërkurën një tjetër ngjarje ndaj kryeministrit Isa Mustafa. Këtë rradhë objekt ka qenë makina e tij. Sipas disa burimeve të informacionit, policia kishte vërejtur disa persona që po qarkullonin në afërsi të makinës me çanta të dyshimta. Thirrjes së policisë për kontroll, ata i janë përgjigjur duke i braktisur çantat dhe duke u larguar me vrap. Policia gjeti brenda tyre kryqe të mprehtë për të çarë gomat e makinës. Ende nuk është bërë e njohur se kush qëndron pas kësaj ngjarjeje, por një ditë më parë deputetët e opozitës kosovare në parlament goditën me vezë kryeministri Mustafa, ndërsa ai po raportonte për marrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Edhe më parë makina e zotit Mustafa ka qenë në shënjestër të aktivistëve të opozitës të cilët i kanë hedhur bojë të zezë.