KRYEFAQJA » LAJME » Makina e ministrit Beqaj sulmohet me vezë
Makina e ministrit Beqaj sulmohet me vezë

Makina e ministrit Beqaj sulmohet me vezë

Makina e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, është goditur mëngjesin e së hënës me vezë dhe domate, nga aktivistët të grupimit Aleanca Kuqezi, ndërsa po parkohej pranë institucionit, njoftoi policia. Në atë kohë zoti Beqaj, ishte në brendësi të institucionit dhe në makinë ishte vetëm drejtuesi i saj. Sipas policisë aktivistët organizuan një protestë pa leje, ndaj dhe po punohet pë identifikimin e personave përgjegjës.  Nuk është hera e parë që protestues antiqeveritarë hedhin vezë dhe domate ndaj zyrtarëve të lartë shqiptarë. Pak kohë më parë në objektiv ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.