KRYEFAQJA » LAJME » Mal i Zi, 10 vjet nga shpallja e Pavarësisë
mali i zi

Mal i Zi, 10 vjet nga shpallja e Pavarësisë

Mali i Zi shënon sot 10-vjetorin e pavarësisë. Më 21 maj të vitit 2006, qytetarët e këtij vendi, përmes votës në referendum, mbështetën pavarësinë nga Serbia.  Për suksesin e referendumit ka qenë e nevojshme mbështetja e së paku 55% të votuesve. Vota pro pavarësisë e pakicës shqiptare ka qenë vendimtare. Kuvendi i Malit të Zi paraprakisht kishte miratuar ligjin për referendum, në përputhje me rekomandimin e Bashkimit Evropian. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi së bashku me liderë të tjerë rajonalë e botërorë. Mali i Zi ka njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008, tetë muaj pas shpalljes së saj.