KRYEFAQJA » LAJME » Mali i Zi dhe NATO nënshkruajnë marrëveshjen për pranim
nato-montenegro

Mali i Zi dhe NATO nënshkruajnë marrëveshjen për pranim

Mali i Zi dhe NATO nënshkruajnë sot marrëveshjen për pranim, duke i hapur rrugën këtij vendi ballkanik të bëhet anëtari i 29-të i aleancës. “Kjo është një ditë historike për aleancën, Malin e Zi dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke shtuar se “zgjerimi i NATO-s me Malin e Zi konfirmon se dera e NATO-s është e hapur”. Pas Shqipërisë dhe Kroacisë, Mali i Zi është vendi i tretë ballkanik që anëtarësohet në NATO. Stoltenberg theksoi se në NATO ekziston mbështetje e fuqishme për anëtarësimin e Malit të Zi, përkundër kërcënimeve nga Rusia. Moska e konsideron lëvizjen e NATO-s gjithnjë e më afër kufirit të saj si kërcënim.