KRYEFAQJA » LAJME » Mali I zi kandidon zv.kryeministrin Igor Lukshic për postin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Mali I zi kandidon zv.kryeministrin Igor Lukshic për postin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Qeveria e Malit të Zi ka kandiduar zëvendëskryeministrin aktual, Igor Lukshic, për postin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, bëri të ditur kryeministri malazez, Milo Gjukanovic. Si rrjedhoje, Lukshici do ta mbaje funksionin e nënkryetarit të qeverisë deri në muajin mars. Zoti Lukshic nga viti 2010 deri më 2012, ka qenë kryeministër i Malit të Zi. Zgjedhjet për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara do të mbahen në vitin 2016 dhe do të përcaktojnë pasardhësin e sekretarit aktual, Ban Ki-Mun.