KRYEFAQJA » LAJME » Mali i Zi, opozita dhe kryeministri shkëmbejnë batuta fyese

Mali i Zi, opozita dhe kryeministri shkëmbejnë batuta fyese

Deputetët opozitarë në Parlamentin e Malit të Zi brohoritën me fyerje kundër kryeministrit, Millo Gjukanoviç në seancën e mbrëmshme, sapo ai nisi fjalimin. Deputetët e partisë Fronti Demokratik u ngritën në këmbë dhe filluan të brohorisin “Millo hajduti!”. Seanca ishte e fokusuar te gjetja e zgjidhjes për përfshirjen e përfaqësuesve të opozitës në disa ministri. Opozita e akuzon zotin Gjukanoviç për korrupsion. Zoti Gjukanoviç i përcolli me tundje koke parrullat opozitare dhe në fund ua ktheu fyerjen me fjalet: “Bravo, idiotë”. E gjithë seanca është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.