KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mali: Sulmohet një hotel në Bamako, 170 pengje
Mali: Sulmohet një hotel n Bamako, 170 pengje

Mali: Sulmohet një hotel në Bamako, 170 pengje

Një shkëmbim zjarri po ndodh në Hotel Radisson Blue të Bamakos, kryeqytet i Malit. Sulmuesit kanë marrë peng të paktën 170 persona (140 bujtës dhe 30 punonjës të hotelit), tha për NBC News një zëdhënës i grupit Carlson Rezidor.

“Hoteli është i mbyllur dhe askush nuk mundet të hyjë apo të dalë”. Hoteli është mbyllur nga vetë sulmuesit, dhe jo “nga policia apo siguria e hotelit”, shton zëdhënësi. Shoqëria e hotelit po kërkon të bëjë një listë të pengjeve dhe kombësisë së tyre.

Ambasada amerikane ka lëshuar një alarm dhe u kërkon qytetarëve amerikanë, përfshirë punonjësit e ambasadës, që të rrijnë në vende të sigurta.