KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mali: Vriten tre persona dhe lirohen 80 pengje
Mali: Vriten tre persona dhe lirohen 80 pengje

Mali: Vriten tre persona dhe lirohen 80 pengje

Duket se të paktën 80 pengje janë lruar, gjatë një sulmi të forcave speciale,  nga Hotel Radisson Blue i Bamakos në Mali. Këtë e bëri të ditur agjencia turke Anadolu. Tre persona janë vrarë, sipas CNN, dy vendas dhe një francez. Shërbimet sekrete të Malit dyshojnë se pas sulmit fshihen zhihadistët e Ansar Din.

Zhihadistët kanë liruar disa pengje, përfshirë ata që ishin në gjendje të thonin vargjet e Kuranit. “Kam parë disa kufoma. Është e tmerrshme”. Janë fjalët e një prej pengjeve të liruar. Sipas burimeve të OKB-së, të cituara nga adresa panafrikane e internetit Jeune Afrique, “forcat speciale amerikane janë brenda hotelit”.

Sot hoteli Radisson Blue i Bamakos, kryeqytet i Malit,  është sulmuar dhe janë marrë peng të paktën 170 persona. Ambasada amerikane ka lëshuar një alarm dhe u kërkon qytetarëve amerikanë, përfshirë punonjësit e ambasadës, që të rrijnë në vende të sigurta.