KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Malta merr presidencën e rradhës së BE-së
Malta merr presidencën e rradhës së BE-së

Malta merr presidencën e rradhës së BE-së

Malta, shteti më i vogël i BE-së nga sot merr presidencën e rradhës së BE-së. Kryeministri 42 vjeçar i vendit do të prezantojë Maltën në gjashtë muajt e ardhshëm. Socialdemokrati Xhozef Muskat ndërpreu sundimin e gjatë konservator të lidhur ngushtë me kishën katolike të vendit. Sot nuk kuptohet më që ishin socialdemokratët ata që luftonin kundër anëtarësimit të Maltës në BE, në vitin 2004. Muskat është një europian model, që kërkon të bëjë kompromise në politikën e migracionit. Si edhe më parë shumë vende europiane refuzojnë pranimin e azilkërkuesve. Por vendet e para pritëse, Italia, Greqia, dhe Malta duan lehtësim. “Besoj se ka vullnet për të afruar pozicionet sa të mundemi”, thotë kryeministri maltez. “Do të bëjmë më të mirën që të bashkojmë pozicionet e ndryshme.” Si kryeministër i vendit me të vogël të BE-së, të drejtosh për herë të parë 500 milionë banorët evropiane, është një sfidë logjistike e politike. Në shkurt vendi do të presë samitin e parë jozyrtar të krerëve të BE-së, ku do të reflektohet për krizat e shumta të BE-së. Xhozef Muskat kërkon të ndalë migracionin masiv nga Afrika drejt BE-së. “E reja është se itinerari i migrantëve në pjesën qendrore të Mesdheut, është çelësi për zgjidhje, pjesë e një pakete. Kjo paketë duhet të përmbajë solidaritetin, sigurinë, sigurimin e kufijve. Mendoj që ajo që negociuam me Turqinë duhet të jetë e mundur të përsëritet në Mesdhe, është shprehur Muskat. Malta që ndodhet mes Italisë e Libisë në itinerarin e Mesdheut është e prekur nga migracioni, megjithëse shumë pak vetë duan të qëndrojnë në këtë vend.