KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Maltë, 5 të vdekur në një aksident ajror
Maltë, 5 të vdekur në një aksident ajror

Maltë, 5 të vdekur në një aksident ajror

Të paktën 5 persona kanë vdekur pasi një avion u përplas në Maltë. Avioni i vogël u rrëzua menjëherë pasi u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Maltës rreth orës 7 e 20 minuta të mëngjesit, me orën lokale. Një dëshmitar citohet nga mediat të ketë thënë se avioni sapo u ngrit, anoi nga e djathta dhe u rrëzua menjëherë.
Në fillim u raportua se avioni mbante zyrtarë të BE-së nga Agjencia Bregdetare e Mbrojtjes Frontex, por kjo agjensi tha se avioni i përplasur në Maltë nuk ishte i dërguarprej saj. Pamjet e filmuara nga një tjetër avion tregojnë përfshirjen nga flakët të avionit të aksidentuar. Nga kjo tragjedi nuk besohet të ketë të mbijetuar, dhe konsiderohet si aksidenti më i keq ajror i ndodhur në Maltë. Zyrtarët thanë se avioni po drejtohej për në qytetin Misrata në Libi dhe nuk ka një konfirmim të mënjehërshëm të kombësisë së viktimave.