KRYEFAQJA » LAJME » Mandatet e deputetëve Leskaj dhe Suli, në gjykatën kushtetuese
Gjykata Kushtetuese rrën PD : Çështja Leskaj nuk është në juridiksionin tonë

Mandatet e deputetëve Leskaj dhe Suli, në gjykatën kushtetuese

Kuvendi do të vejë në lëvizje gjykatën kushtetuese për çështjen e deputetëve Leskaj dhe Suli. Pas përfundimit të mbledhjes në këshillin e mandatëve, foli demokrati Ristani, i cili në fakt nuk ishte entuziast për vendimin e marrë me shumicën e votave, pasi sipas tij u vendos që në kushtetuese të depozitohen letrat e deputetëve të majtë ndërkohë që duhet të dërgohej vendimi i parlamentit sëbashku me kërkesën e PD-së, të cilët kanë kërkuar mbarimin e mandatit të deputetëve në fjalë.

Por në mbledhjen e Grupit Parlamentar zhvilluar me dyer të mbylluara, demokratët e cilësuan vendimin e këshillit të mandatëve, një hap të parë dhe të rëndësishëm drejt respektimit të kushtetutes nga ana e Mazhorancës. Edi Paloka justifikon edhe shqetësimin e Ristanit, të shprehur më herët për mediat.

Vendimi për mandatet e deputetëve të majtë, në parim i hap rrugë rinisjes së dialogut politik për reformën në drejtësi, bllokuara nga tërheqja e opozitës. Kjo e fundit ende nuk ka një vendim, në lidhje me hapin e politikës së radhës, ndërkohë që të premten pritet të mblidhet komisioni për reformën në drejtësi. Gjasat janë që opozita të presë vendimet që shumica parlamentare do të marrë seancën plenare të së enjte, veçanërisht sa i takon kërkesës së opozitës për ngritjen e komisionit hetimore për CEZ. Për mediat lexohet si kusht i radhës që do ti vendoset opozitës, për opozitën sigurisht që jo.