KRYEFAQJA » LAJME » Mandati i deputetit socialist Suli në Kushtetuese
Mandati i deputetit socialist Suli në Kushtetuese

Mandati i deputetit socialist Suli në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi këtë të enjte kërkesën e kuvendit për gjykimin e pajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Rakip Suli, pas pretendimeve të opozitës se ai ka përfituar në mënyrë të jashtëligjshme nga fondet publike gjatë kohës që ka qenë deputet. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike tha gjatë seancës, se deputeti Suli ka përfituar mijëra euro në bazë të një kontrate të lidhur me operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe për këtë arsye kërkohet heqja e mandatit. Ndërsa avokati i deputetit Suli tha se marrja e këtij vendimi nuk është në juridiksionin e gjykatës, por të Kuvendit. Në përfundim trupi gjykues administroi provat, ndërsa vendimi pritet të merret në ditët në vazhdim.
Deputeti Rakip Suli është deputeti i tretë në rradhë i maxhorancës së majtë, ndaj të cilit opozita kërkon heqjen e mandatit dhe imunitetit pasi e akuzon për përfitime të jashtëligjshme gjatë kohës që kanë qenë deputetë. Më parë me po të njëtën akuzë, opozita ka sulmuar Koço Kokëdhimën dhe Valentina Leskajn. Por Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vetëm zotit Kokëdhima ti hiqet mandati. Ish deputeti socialist e ka konsideruar vendimin si të frymëzuar politikisht.