KRYEFAQJA » LAJME » Mandati i Sulit, Këshilli hedh poshtë pretendimin e opozitës
Ende mungese konsensusi për dekriminalizimin

Mandati i Sulit, Këshilli hedh poshtë pretendimin e opozitës

Në parlamentin shqiptar, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit, rrëzoi kërkesën e PD të opozitës, për t’i hequr mandatin deputetit socialist Rakip Suli. Sipas opozitës ai ka përfituar nga fondet publike gjatë kohës që ka qenë deputet. Por vetë zoti Suli i ka hedhur poshtë si të paverteta këto pretendime. Megjithatë raporti i këtij këshilli do të paraqesi në seancë plenare dy mendime të ndryshme, pro dhe kundër heqjes së mandatit për deputetin socialist, të cilat do të votohen në seanca plenare.
Deputeti Rakip Suli është deputeti i tretë nga rradhët e maxhorancës socialiste që opozita i akuzon se kanë përfituar nga fondet publike gjatë kohës që janë deputetë. Më parë kanë qenë Koço Kokëdhima dhe Valentina Leskaj të cilët janë shënjestruar nga opozita, por ata nuk i kanë pranuar akuzat, madje i kanë cilësuar si politike.