KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Manhatan, zjarr në terminalin qëndror të metrosë
nju-620x339

Manhatan, zjarr në terminalin qëndror të metrosë

Terminali qëndror i metrosë në Manhatan të Nju Jorkut është përfshirë nga flakët si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm. Ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa janë evakuuar dy ndërtesa që gjenden në afërsi të terminalit. Më shumë se 150 zjarrfikës ishin në terminal për të shuar flakët. Autoritetet lokale bëjnë me dije se flakët përfshinë edhe makina private që ndodheshin të parkuara aty pranë. Deri tani raportohet vetëm një zjarrfikës i plagosur, ndërkohë që nuk flitet për viktima.